
Në Prishtinë ka një entuziazëm të shtuar për takimin që po zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Presidentit Trump dhe krerët e Kosovës dhe Serbisë.
Mediat e Kosovës, përkatësisht Express thekson se Trump ka garantuar se pas firmosjes së paktit të sotëm, Izraeli do të njohë pavarësinë e Kosovës, pas një skepticizmi disavjeçar.
Siç bëhet e ditur ka qenë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu që e ka dhënë sinjalin politik.
Kjo llogaritet të jetë “dhuratë” e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, pas dakordimit për një marrëveshje me Serbinë, e cila formalisht njihet si marrëveshje ekonomike.
Kryeministri Hoti, pasi ta përfundojë takimin me presidentin Trump, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Vuciqin, do të kontaktojë përmes telefonit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.
Ai pritet t’ia konfirmojë njohjen e Kosoves. Në këto caste delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë dhe sapo nënshkruan marrëveshjen, në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe presidenti Trump.