Familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit i janë bashkuar protestës “Jo në emrin tim”, e cila po zhvillohet këtë të enjte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në mesin e protestuesve janë parë familjarë të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Protesta është organizuar nga platforma “Liria Ka Emër” dhe ka nisur në orën 16:00. Ajo po zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”, në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës, ndërsa pjesëmarrja e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së është një nga elementet e protestës së sotme.