Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, votoi rreth orës 10:00 në Mitrovicë të Jugut. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre.

“Pres rezultat të mirë. Deri tash nuk kam ndodnjë informacion Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione, të mos ketë vakum institucional dhe vendi të ecë përpara”, tha ai.

Më herët ka votuar edhe Kandidat i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe kryetari i”Lëvizja Vetvendosje” Albin Kurti. Për të dytën herë brenda një viti, Kosova zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë nga Partia Vetëvendosje me në krye kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe të tjera partive.