Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ka qenë në kërkim prej muajsh, nën dyshimet për vrasje të rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Nga njoftimi i Prokurorisë, bëhet e ditur se i arrestuar D.B, dyshohet se ka dashur ta privojë nga jeta të birin e tij.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj birit të tij
Mitrovicë, 14 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I njëjti dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij. I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.
Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin.


