Volodymyr Zelenskiy ia doli që me mbi 70% të votave të mposhte Petro Poroshenkon  në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, duke u bërë komediani i parë Kryetar Shteti.


Por, shembullin e tij duket se do ta ndjekin edhe në Kosovë, pasi i frymëzuar nga rasti ukrainas, aktori i humorit Vedat Bajrami shprehet se mund të garojë për President.


I njohur si “Liki”, ai ka postuar një fotografi në Instagram, duke treguar me humor se dëshiron të kandidojë për president të Kosovës.



“Ky shoku jem @Bujar66 po thotë që unë të kandidoj për President, qka po thoni ju”, shkruan aktori shumë i dashur për publikun kosovar.