Një sherr i dhunshëm ku janë përfshirë 15 persona ka ndodhur në Kosovë ditën e djeshme. Sipas mediave vendase, raportohet se ngjarja ka ndodhur në Lipjan, teksa shkak i sherrit ka qenë një konflikt pronësie. Nga përplasja fizike kanë marrë lëndime 11 persona të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, 10 persona janë shoqëruar në komisariat.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR -Lipjan 24.06.2026-18:20. Janë arrestuar 15 persona pasi që dyshohet se, të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kanë pësuar 11 persona të cilët kane pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit 10 nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton policia.
