Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime, qeveria “Kurti 3” nuk është formuar.
Pas prezantimit të kabinetit dhe programit qeverisës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur këtë të diel, Albin Kurti nuk arriti të sigurojë mbështetjen e shumicës së Kuvendit.
Si pasojë, Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi që më shumë se gjashtë muaj nuk është arritur të formohet një qeveri e re.
