Në prag të skadimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese duke kërkuar zgjedhje të drejtpërdrejta.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami, kjo nënkupton që duhet të bëhen ndryshime në Kushtetute në mënyre që të mbahen zgjedhje për president. Osmani i ka kërkuar të gjitha partive politike të votojnë këto amendamente.
Njoftimi i plotë:
ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT! Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.Tash e tutje, le të flasë populli!
