Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Ky vendim u bë i ditur gjatë një konference për media, pas një takimi konsultativ që Presidentja pati me partitë politike parlamentare të Kosovës.

Ky proces zgjedhor do të shënojë një fazë të re politike për vendin, ndërkohë që partitë politike tani do të fokusohet në përgatitjet për garën elektorale.