Aventura e një loje të rrezikshme, siç është ‘ruleta ruse’ ka përfunduar në tragjedi për një familje shqiptare me banim në Itali.
Kujtojmë se si pasojë e kësaj loje ka humbur jetën 20-vjeçari shqiptar Enrico Aliaj.
Së fundmi mediat italiane kanë bërë me dije se nën hetim për këtë ngjarje të rëndë është vënë nën hetim edhe shoku i shqiptarit të ndjerë, një i mitur 17-vjeçar.
Ndërkohë në një prenoncim për mediat nëna e 20-vjeçarit, Enrico Aliaj, thotë se dy djemtë dhe një shoku i tyre i përbashkët kanë qenë duke luajtur me pistoletë me mulli. Sipas dëshmisë së nënës Shqipe Aliaj, pistoleta ka pasur vetëm një plumb dhe në një moment djali ka qëlluar veten.
‘Ka qenë djali Enriku, me Elhamin, vëllain e vet dhe një shok tjetër, ka qenë shok i djalit të dytë. Kanë hyrë në shtëpi bashkë. Fillimisht kanë hyrë dy djemtë, i vogli me shoku, me pas Enriku. I ka përshëndetur dhe ka pasur me vete pistoletën me mulli. U ka thënë që po bënte një lojë, ka vendosur vetëm një plumb në të dhe u ka thënë se po bëj një lojë. Më pas djali i dytë thotë se e ka rrotulluar dhe në një moment ka rënë përtokë! U dëgjua krisma, ra djali përtokë! Shoqëri ka pasur, por për armë nuk kemi ditur gjë, në shtëpi nuk e ka pasur, a ke pasur tek puna, apo ja kë dhënë ndonjë shok, nuk e dimë!’- tha ajo.