Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e hënë në gjyqin në Hagë, ndaj ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi nuk është lejuar të hyje në sallë me kollaren e dizenjuar me shqiponjën dykrenare, simbolin e shqiptarëve.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, e cila përmes një postimi në rrjete sociale ku thotë se të atit të cilin e krahason me Mic Sokolin, mund t’ia zhveshin shqiponjën nga gjoksi, por jo nga zemra.

Postimi i plotë:

Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku.

Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur!

Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund nga t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!