Në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale për 38-të kryetarët e rinj të komunave.

Megjithatë, duket se festa për fitoren e kombëtares shqiptare ndaj Serbisë nuk ka përfunduar ende. Fitorja 0-1 është manifestuar edhe në fletët e votimit, ku në një prej tyre, një votues u ka hequr ‘vizën’ të gjithë kandidatëve dhe ka votuar Rey Manajn për kryetar komune në Rahovec, sulmuesin që i shënoi dje Serbisë.

Kjo është hera e dytë që qytetarët e Kosovës i drejtohen kutive të votimit pas zgjedhjeve të përgjithshme të zhvilluara më shkurt. Kësaj here, 2.025.105 votues do të votojnë për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.