Gazetari i njohur Mentor Shala foli për situatën e fundit politike të krijuar në Kosovë, kur u mendua se u zgjidh ngërçi i krijuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi kryesia nuk ka arritur të mblidhet.

I ftuar në një lidhje skype për Breaking në Top News, gazetari tha se kryeministri Albin Kurti është i interesuar ta mbajë vendin në krizë.

“Nuk është i interesuar të krijojë institucionet. Ai shpiku një situatë të re, duke ndarë votimin për kryetarë që i takojnë komuniteteve. Deri tani votimi ka shkuar në paketë, janë votuar nënkryetarët. Ai e di këtë punë, që nëse ndahet vetë Lista Serbe krijohet një farë kurthi për të vazhduar bllokimin e institucioneve deri kur të kuptojë qartë se çfarë do ndodhë me krerët, gjykimin në Hagë.

Kurti pas konstituimit të Kuvendit, është në dëm të procesit në Hagë pasi ka pasur iniciativa të disa deputetëve që kanë për të iniciuar ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale ku do vendosej një mbikqyrje më e fortë e Gjykatës që do e kishte selinë në Prishtinë.

Se tani e ka pushtetin absolut atje në Hagë dhe po vendosin si duan vetë, duke shkelur të gjitha rregullat e konventat ndërkombëtare. Kurtit nuk i leverdis kthimi i zotit Thaçi në Kosovë për shkak se është i sigurtë 1 milion përqind se për Kurtin do ishte vdekje politike. Kurti do përfundonte dhe karrierën politike dhe nuk do i mbetej vend as në Kosovë për gjithë ato skandale ku e ka futur vendin, tha gazetari.