Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën me dije se ka zhvilluar një bisedë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit.
Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë së Kosovës tha se investimet direkte nga Gjermania në Kosovë janë rreth 1.5 miliardë euro, ndërsa 62 prej tyre vetëm në pesë vjetët e fundit.
“Në këtë proces kemi nënshkruar marrëveshje për udhëtimin me letërnjoftim e për njohjen e diplomave, dhe i kemi zbatuar të gjitha. Të gjithë duhet të bëjnë të njëjtën gjë, sepse askush nuk mund ta mbajë peng rajonin. Investimet direkte nga Gjermania në Kosovë janë rreth 1,5 miliardë euro, 62% e tyre vetëm në pesë vitet e fundit. Potenciali në industri, energji, transport, TIK dhe arsim profesional mbetet i madh, dhe javën e ardhshme Prishtina mirëpret Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar. Gjermania është pjesë e të ardhmes sonë evropiane. Faleminderit, Kancelar Merz!”, shkruan Kurti në Facebook.
