Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku ka shfaqur listën e 15 nënshkrimeve të deputetëve Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke garantuar kështu 15 vota për kandidaturën e Vjosa Osmanit.
Albin Kurti u shpreh se ajo listë ishte pa emër konkret, duke u shpreh se nuk kishte qëllime të qarta, madje ishte bërë publike vonë në mbrëmje, rreth orës 23:00.
“Zotin Abdixhiku e ka takuar disa herë, nuk ka pasur asnjëherë asnjë propozim, por vetëm refuzime. Unë kam dhënë propozime, ai ka dhënë refuzime. Letra me 15 nënshkrime mund të ofrohej LVV në mënyrë institucionale. Sepse rreth orës 11 të natës dolën me një listë, por nuk ishte asnjë emër aty, vetëm emrat e 15 deputetëve.
Duhej të ishte një listë për ndonjë debat parlamentar, për energjinë. Atje nuk thuhej që ato firma ishin për kandidatët e caktuar. Nëse kanë 15 nënshkrime, duhet të vijnë tek unë, letra duhet të jetë me datën e sotme, 28. Pra, duhet ta ketë qëllimin e qartë dhe të ketë datën e sotme, e jo t’ua sjellin juve. Presidenti nuk votohet në shoqatën e gazetarëve, por në seancë plenare. Ne do ta pranojmë me kënaqësi më të madhe”, u shpreh Kurti.
