Përparim Rama shpall fitoren në Prishtinë.

“Unë e kam shprehur edhe më parë. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë të cilët i bashkohen vizionit transformues. Projekt i madh që e kemi nisur prej 4 vitesh, dhe tani po e vazhdojmë sërish. Falenderoj nga zemra qytetarët për besimin që më dhanë sërish. I ftoj të gjithë që të na bashkohen dhe të bëjmë një asamble të fortë dhe të fuqishme.”

Ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha: “Fitore e rëndësishme sepse në kryqytet nisin ndryshimet e mëdha.”