Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë. Po ashtu, dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë, të cilët janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ndërkohë, procesi i miratimit të raportit të komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve ka hasur në pengesa, pasi raporti nuk është miratuar. Ky është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, e cila ka çuar në ndërprerjen e seancës konstituive.
Një pjesë e deputetëve janë larguar nga salla e seancave plenare, ndërsa anëtarët e komisionit janë duke diskutuar me kryesuesin e seancës për të vendosur si do të vazhdohet më tej.

