Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një postimi në platformën “X” e ka vlerësuar si “toger të Sllobodan Millosheviçi” Presidentin e Serbisë, Aleksandçr Vuçiç.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar Osmani.