Në prag të ndeshjes së Kosovës me Turqinë, e vlefshme për Play-off e botërorit amerikane, ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale.
Në postim punonjësit e ambasadës janë të veshur me fanellën e Kosovës dhe urojnë për një fitore sot në ndeshjen vendimtare përballë kombëtares turke. Postimi shoqërohet me mesazhin, “luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kosova pasi eliminoi Sllovakinë në gjysmëfinalet e play-off do të luajë sot finalen në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” përballë Turqisë, për një vend në Kupën e Botës 2026, që do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.




