Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se në dorë mban orën që i ka dhuruar ish-presidenti i Çekisë, Milosh Zeman. Në emisionin “Hit Tweet” në TV PINK, ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit, i cili tha se këto ditë po përflitet se presidenti serb mban një orë 500 mijë euro. Vuçiç tha se në fakt çmimi i vërtetë i orës është 1 mijë euro dhe po planifikon t’ia dhurojë fëmijës së parë të lindur në Kosovë në vitin 2024. 

“Ky model kushton rreth 1000 euro. Unë e di këtë sepse e kam veshur për vlerësim.

E dini, është një dhuratë dhe si e tillë duhet t’i mbetet shtetit. Megjithatë, kam të drejtë ta blej përsëri, pasi ka vlerë sentimentale për mua. Prandaj kërkova vlerësim”, ka shpjeguar Vuçiç.