Detaje të reja janë zbarbdhur për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Fushë-Kosovë, dy ditë më parë.

Hetmiet kanë zbardhur të tjera të dhëna mbi aksidentin e rëndë të ndodhur më 7 gusht, kur një makinë ka përplasur me qëllim dy kalimtarë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rrugën “Dervish Çollaku” mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ndërsa automjeti është tip “Audi” me targa që përkojnë me atë të kantonit të Friburgut, Gjermani.

Edne nuk dihet asgjë për drejtuesin e mjetit, por ndaj tij rëndon akuza për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.