Deri në tani janë numëruar 26% e votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 28 dhjetorit. KQZ vijon të publikojë përditësimet. Nga procesimi i 653 vendvotimeve, lideri i VV-së, Albin Kurti, deri më tani ka marrë 88,730 vota.

Në listën e VV-së, Kurti pasohet nga Glauk Konjufca me 69,244 vota, Hekuran Murati 35,919 vota, Albulena Haxhiu 35,886 , Donika Gërvalla-Schëarz 31,384, Xhelal Sveçla 28,744, Hajrulla Çeku 26,694, Avni Dehari 23,547, Mimoza Kusari-Lila 21,430 dhe Ejup Maqedonci me 20,020. Ndërkohë, në Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka marrë 40,396 vota. Pas Hamzës, më i votuari deri tash është Arian Tahiri 19,460, ndërsa Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj e Rrahman Rama janë në top 10-she.

Te Lidhja Demokratike, që ka shënuar rënien më të madhe në këto zgjedhje, Lumir Abdixhiku deri më tani ka marrë 19,179 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri e Janina Ymeri. Te LDK-ja, emra të rinj në këtë top-dhjetëshe janë Ukë Rugova e Janina Ymeri.

Per sa i përket AAK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas Ramush Haradinajt më së shumti vota ka marrë Daut Haradinaj, i ndjekur nga Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Burim Ramadani, Agim Çeku, Arbër Tolaj, Arton Demhasaj e Albana Bytyqi.