Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të në Kuvendin e Kosovës janë mbledhur në seancën konstituive të Kuvendit. Fillimisht u votua për formimin e Komisionit  të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Pas betimit të deputetëve, në rend ditë ishte zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve. Por Albin Kurti në cilësinë e kryetarit të LVV, partisë me më shumë vota, nuk dha një emër  për kryetar Kuvendit, por kërkoi kohë shtesë për një marrëveshje politike, me qëllim zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Pas kërkesës së Kurtit, kryesuesi Avni Dehari ka shtyrë për një kohë të papërcaktuar seancën konstituive për Kuvendin.

Pas konstituimit të Kuvendit, nis afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, që mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Afati 15-ditësh për votimin e Qeverisë fillon vetëm pasi ushtruesja e detyrës së presidentit ta mandatojë kandidatin e propozuar nga shumica parlamentare.