Pas përfundimit të procesit të votimit në Kosovë, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Me anë të një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ai thotë se vullneti i qytetarëve ndodhet brenda kutive dhe i kujton komisionerëve se kanë një tjetër detyrë të rëndësishme vendimtare.
“Mirëmbrëma të gjithëve,
Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij.
E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare.
Ju faleminderit e mirupafshim”, shkruan Kurti.
