Ish-kreu i UÇK-së Jakup Krasniqi në gjyqin e Hagës në fund të fjalës së tij bëri tre lutje për trupën gjykuese. Ai kërkon që të mos përdoren si dëshmi shënimet e tij dhe librat që ka bërë. Krasniqi thotë se prokuroria i ka keqpërdorur shënimet e tij që ka dëguar për familjen jashtë burgut.
Lutjet:
-mos lejoni që të keqpërdoren opinionet e pasluftës.
-e dyta, mos lejoni që shënimet e mia për shkrimet e librave të përdoren si dëshmi për vepër penale.
Ditën e sotme u zhvillua seanca e tretë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, mbajti fjalën e po ashtu edhe Krasniqi i cili hodhi poshtë të gjitha akuzat. Seanca e radhës pritet të mbahet më 11 prill.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.