Në protestën e sotme në veri të Kosovës, disa qytetarë të Leposaviçit kanë mbajtur një shirit të verdhë me yllin e Davidit, që është simbol i vuajtjeve të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

Teksa ishin ulur pranë telit me gjemba të vendosur rreth komunës, ata thanë se përmes këtij simboli duan të vënë në dukje vuajtjet e serbëve në Kosovë. 

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. 

Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim.