Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë në Kosovë ditën e sotme, në kuadër të turit ballkanik.

Një qytetar në Prishtinë ka zgjedhur ta presë me protestë, teksa i vertëm ka dalë në shesh me dy pankarta drejtuar Ramës.

Në pankartat e tij qytetari shkruan: “Me turin tënd ballkanik në turr të s’ëmës – Edi Rama – jo i mirëseardhur! Edi Rama ik te Vuçiçi! Edi Rama shko në Ballkan të Hapur”.

Ai ka protestuar në këtë formë para Kuvendit të Kosovës, dhe në postimin e tij në rrjetin social Facebook shkruan: “mirëseardhje” për Edi Ramën.