Djali i ish-presidenti të Kosovës, Hashim Thaçit ka reaguar ditën e sotme për gjyqin që po mbahet në Hagë, kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi ka shprehur mbështetjen për babain e tij dhe bashkëluftëtarët e tij, ndërsa falendëeron dhe të gjithë ata që morën pjesë në protestat e organizuara ditën e djeshme në mbështetje të tyre, në Prishtinë.

“Sot fillon gjyqi. Fillon edhe beteja e radhës për të vërtetën. Me zemrën plot siç ishin edhe sheshet dje plot, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fiton. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj”, ka shkruar ai në një insta story.