Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka ngritur akuza mbi Lëvizjen Vetëvendosje se e ka zvarritur në mënyrë të qëllimshme procesin e konstituimit të Kuvendit për të arritur afatet që e vendosin vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Në fjalën e tij, Gjini ka deklaruar se nga sot do të nis afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, por mund të pasojë edhe afati deri në 45 ditë par të mbajtur zgjedhjet.

“Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar. Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun as me Kujtim Shalën. Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin. Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, u shpreh kreu i Aleancës.