Një qytetar nga Kosova shprehet me ironi se po largohen nga zgjedhjet, duke shfaqur njëherazi pakënaqësinë e tij për proceset e shpeshta zgjedhore në vend.

Ai thotë se janë pikërisht zgjedhjet e përsëritura që i kanë “sjellë” në bregdet, duke shtuar se qytetarët po përballen me zgjedhje pothuajse çdo gjashtë muaj.

“Po iki prej zgjedhjeve, se na kanë bërë kërdinë. Si këtu, si atje. Njëjtë. A bëhet vit për vit zgjedhje?”, shprehet ai.

Përmes kësaj deklarate, ai ironizon klasën politike në Kosovë për ngërçin e krijuar në procesin e konstituimit të institucioneve të reja.

Top Channel