Një incident i rëndë është regjistruar në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësues dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur mësuesi godet nxënësin, ndërsa situata përshkallëzohet më pas në një përplasje fizike mes tyre.

Lidhur me rastin ka reaguar Prokuroria Themelore e Prishtinës. Kryeprokurori Zejnullah Gashi konfirmoi se ndaj mësuesit është lëshuar urdhër ndalimi prej 48 orësh për hetime të mëtejshme.

Autoritetet pritet të vijojnë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa shkolla ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar mbi incidentin.