Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës, ku viktimë ka mbetur një 13-vjeçar.

Sipas mediave në Kosovë, i mituri ishte duke drejtuar një automjet tip “Mercedez”, dhe në makinë me të ndodhej dhe një 16-vjeçar si pasagjer. Gjatë drejtimit, i mituri ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe duke u aksidentuar.  Për pasojë, 13-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa 16-vjeçari ka marrë plagë të rënda. Ai ndodhet në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të faktit se si kishin arritur dy të miturit të merrnin drejtimin e makinës.