Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Me anë të një postimi në platformën “X”, Grenell u ka dalë në krah 6 deputetëve të LDK-së që nuk pranuan emrin e Bekim Sejdiut për President sipas marrëveshjes të Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.
Grenell publikoi edhe fotografi të Avdullah Hotit, Hykmete Bajramit, Arben Gashit, Armend Zemajt, Kujtim Shalës dhe Janina Ymerit, duke i cilësuar ata si miq të mëdhenj të Amerikës.
“Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, shkroi Grenell në “X”.
My friend @Avdullah Hoti and his colleagues are great friends of America. pic.twitter.com/jHCcIRC8VF
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 1, 2026
Disa orë pas këtij postimi, Grenell bëri një tjetër reagim, por këtë herë, duke akuzuar indirekt Albin Kurtin se po shkel Kushtetutën. Ai theksoi më tej se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
“Kush në Kosovë po e mbron Kushtetutën e tyre? Kushtetuta është e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Është dita e 50-të”, shkroi Grenell.
Who in #Kosovo is defending their Constitution?
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 2, 2026
The Constitution is clear: the Assembly must be constituted within 30 days of the certification of election results.
It’s day 50.
