Protesta “Jo në emrin tim” po vijon për të shtatën natë radhazi në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Tubimi ka nisur në orët e mbrëmjes, ndërsa organizatorët kanë përsëritur thirrjet e tyre për drejtësi dhe mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Protesta “Jo në emrin tim” është zhvilluar çdo mbrëmje gjatë ditëve të fundit në kryeqytetin e Kosovës. Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimeve dhe proceseve gjyqësore që lidhen me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.