Ministria e Punëve të Jashtme e Francës u ka bërë thirrje shtetasve të saj në Kosovë që të tregojnë vigjilencë të shtuar këtë të mërkurë, më 16 shtator, për shkak të tubimeve të mëdha me karakter politik të planifikuara në të gjithë vendin.

Përmes një njoftimi zyrtar, diplomacia franceze u ka rekomanduar qytetarëve të saj të shmangin çdo lëvizje jo të domosdoshme nga ora 10:00 deri në përfundim të ditës, si dhe të qëndrojnë plotësisht larg zonave ku do të zhvillohen protestat.

Paralajmërimi i Parisit pason alarmin e lëshuar një ditë më parë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e cila udhëzoi qytetarët amerikanë mbi mundësinë e bllokimit të nyjeve kryesore rrugore.

Sipas përfaqësive diplomatike, lëvizjet organizative të disa subjekteve pritet të sjellin grumbullime masive qytetare dhe pengesa serioze në qarkullimin rrugor në qendër të Prishtinës dhe në qytetet e tjera kryesore të vendit, duke nxitur vigjilencën e aleatëve ndërkombëtarë.