Takimi i dytë zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi pritet të ndodhë nesër. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç do të të zhvillojnë një takim kokë më kokë në Bruksel.


Në takimin që do të mbahet në orën 16:00 do të priten nga përfaqësuesi i lartë për marrëdhëniet me jashtë në BE, Josep Borrell si dhe nga i dërguari special për dialogun, Miroslav Lajçak.


“Pas rikthimit virtual të dialogut Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga Bashkimi Evropian, të dielën më 12 korrik, një takim i dytë i nivelit të lartë do të mbahet në Bruksel të enjten më 16 korrik.


Nikoqir i takimit me prani fizike të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Dialogu është paraparë të fillojë në orën 16:00″, thuhet në njoftim.