Lidhja Demokratike e Kosovës i është bashkuar PDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duke refuzuar ftesën e thirrur nga Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, për një takim konsultativ me subjektet politike.

Zyrtarë të LDK-së janë shprehur për mediat se e konsiderojnë Haxhiun një nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke konfirmuar zyrtarisht mospjesëmarrjen e tyre.

Sidoqoftë, nga LDK-ja nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë mes kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku, dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në takimin e thirrur nga Haxhiu për të gjetur një zgjidhje ndaj krizës politike dhe për të diskutuar rreth një emri konsensual për President të Kosovës, pritet të marrin pjesë vetëm Albin Kurti dhe udhëheqësit e partive minoritare joserbe