Ks nisur seanca për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e Kosovës ndërkohë që opozita e ka bojkotuar atë. Në sallë janë vetëm deputetët e Vetëvendosjes, të cilët po zhvillojnë punimet normalisht. Albulena Haxhiu u shpreh se kjo mungesë e opozitës prodhon pasoja direkt për vendin, duke mos i hapur rrugë votimit si minimumi i demokracisë.
“Mungesa e opozitës prodhon pasoja direkte. Deputetët janë të obliguar të jenë të pranishëm dhe të votojnë. Duhet të jenë 2/3 të pranishëm dhe të votojnë, qoftë pro apo kundër. Unë i jam drejtuar GJK menjëherë që në seancën e 5 marsit. Kjo çështje është vendosur dhe nuk ka vend për ndryshim. Nuk mund të pretendojmë respekt për Kushtetutën, duke anashkaluar detyrat që na ka vendosur. Vota, qoftë pro, kundër apo abstenim, është akti i përgjegjësisë. Ky është minimumi që një demokraci kërkon”, u shpreh ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu.
Sipas vendimit të Kushtetueses, ka afat vetëm deri nesër që të zgjidhet presidentit i ri, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja
