Sipërmarrësi dhe politikani i njohur shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka publikuar në Facebook-un e tij një foto kur ka qenë i ri. 


Në këtë postim ai tregon se si gjithë të rinjtë ka pasur vështirësi të mëdha financiare, madje dhe më shumë se sa shokët e tij. 


Por teksa njihet si një prej njerëzve më të pasur tani, Pacolli shprehet se me Fondacionin e tij u vjen në ndihmë shumë të rinjve, madje ai bën apel që “ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk na bën më të varfër”.


“Si dikush që jam rritur në kushte më të vështira financiare sesa shokët e mi të klasës, unë e kuptoj shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare. Ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Fondacioni im prandaj vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë!,” shkruan Pacolli.