Pjesëtarë të partisë “Lists Serbe”, partia më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, me në krye kryetarin e partisë, Zllatan Ellek.
Votimi kolektiv është bërë një praktikë e zakonshme sa herë që “Lista Serbe” merr pjesë në zgjedhje.
Në garë për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç “Lista Serbe”, janë regjistruar edhe “Partia për Liri”, “Drejtësi dhe Mbijetesë” e Nenad Rashiçit dhe “Lidhja Kosovare” e Goran Marinkoviçit.




