Vjosa Osmani ka deklaruar se mbështet sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit, duke shkruar në platformën X se “ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit”, falë udhëheqjes së SHBA-së dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidentja theksoi se Republika e Kosovës, si gjithmonë, qëndron e palëkundur përkrah SHBA-së dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Ajo dënoi gjithashtu sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve në Lindjen e Mesme, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë të mbështesë veprimet e ndërmarra nga SHBA-ja dhe partnerët e saj për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë, sipas saj, një shans përfundimtar lirisë dhe paqes.

Deklarata e Osmanit vjen në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare pas goditjeve të fundit ushtarake në rajon.