Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur sërish një konferencë për mediat, pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit.

Teksa seanca e fundit u caktua të mbahet në orën 23:00, vetëm një orë para skadimit të afatit, Kurti deklaroi se Hatixhe Hoxha është e gatshme të dorëhiqet nga kandidatura, në rast se LDK paraqet 15 nënshkrime për një tjetër kandidat.

Në ditën e fundit kur mund ta zgjedhim presidentin, presidenten meqë skandon afati. E dini që LVV kemi bërë një mori ofertash për opozitën, por deri më sot të gjitha propozimet kanë hasur në refuzim. Në anën tjetër skemi pasur asnjë propozim për të dalë nga ky ngërç. Përgjegjësia për ti dhënë Kosovës institucionet, me këtë rast edhe presidentit nuk është vetëm e fituesit. Edhe për opozitën ka përgjegjësi në konstituimin e institucioneve.

Andaj, kemi bërë thirrje e propozime, mirëpo nuk kanë qenë të suksesshme. Asnjëra për fajin e Vetëvendosjes. Nata e mbrëmshme dëshmoi që Kosova mund të ketë presidente të re, ajo është Feride Rushiti. Ajo i ka votat por nuk është kuorumi. 63 vota janë më shumë se qeveria Thaçi e ajo e PAN-it. Besoj që të gjithë e keni vërejtur që katër parti mungojnë në kuvend, PDK, LDK, AAK dhe LISTA SERBE.

Në këtë situatë unë shumë jam përballur me pyetjet e juaja lidhur me listën e LDK-së me 15 nënshkrime. Pasi që përfundoi edhe ky vazhdim i një seance, unë kam komunikuar me kandidaten, Hatixhe Hoxha dhe kam biseduar me të dhe ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për kandidatin kushdo që është. Me atë rast LVV i plotëson me 15 të tjera. Sonte le ta zgjedhim presidentin ose presidenten e re të Kosovës“- tha Kurti.