Pamjet që shihni janë nga lokali në Skënderaj të Kosovës, ku pak pas mesnatës së djeshme, dy persona hynë nën jë lokal dhe qëlluan me armë zjarri.

Nga të shtënat mbeti i vrarë në vend një 39-vjeçar, e po ashtu u plagosën 3 persona të tjerë. Ende nuk janë bërë publik emrat e viktimës dhe të palgosurve, teksa nuk janë identifikuar as autorët, pasi ata kanë hyrë të maskuar dhe janë larguar pa lënë gjurmë në vendngjarje.

Prova e vetem për policinë janë gëzhojat e gjetura dhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat pas kqyrjes pritet të zbardhin më shumë.

Kjo është ngjarje e dytë e këtij lloji në Kosovë, pasi mbrëmjen e 5 gushtit në Prishtinë një sherr degradoi brenda nëj lokali, duke lënë një viktimë dhe 20 të plagosur.