Pas kritikave të SHBA-së, Qeveria e Kosovës përballet me një tjetër paralajmërim të fortë, këtë herë nga Gjermania. Michael Reiffenstuel, Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme gjermane, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të qeverisë Kurti në veri të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Reiffenstuel i kërkon qeverisë së Kosovës të ndalë menjëherë shënjestrimin e institucioneve shëndetësore në Veri, të cilat drejtohen nga Serbia.
“Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te qytetarët e vetë Kosovës, shkojnë kundër detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe rëndojnë marrëdhëniet tona dypalëshe”, shkruan Reiffenstuel.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Kurtit me Perëndimin duket se janë në pikën më të ulët, duke vënë në rrezik mbështetjen diplomatike të Kosovës në skenën ndërkombëtare.