Exit poll-et e publikuara nga mediat e Kosovës tregojnë se gara për udhëheqjen e Komunës së Prishtinës do të shkojë drejt balotazhit, ku pritet të përballen Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës  dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas të dhënave nga këto exit poll-e, Rama mban një epërsi të lehtë ndaj Çekut. Pjesmarrja në Prishtinë ka qenë 39.51%. me një numër votuesish prej 222, 326.

Ende priten rezultatet zyrtare, ndërkohë në bazë të parashikimeve të deritanishme, dy kandidatët janë më të votuarit në kryeqytet dhe kanë siguruar mbështetjen më të madhe.