Një operacion policor është zhvilluar këtë të premte në Kosovë, ku janë sekuestruar armë dhe municione luftarake.
Bëhet me dije se aksioni u zhvillua në një fshat të Leposaviçit, në Mitrovicën e Veriut. Sipas raportimeve të mediave vendase, realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armëve, municioneve, një sasie të eksplozivi dhe disa uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen për media në një konferencë.
Pritet që në konferencë të marrë pjesë ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe zv.drejtori i DRP Mitrovicë Veri, Veton Elshani.



