Dy kushërinjtë, Stefan Stojanoviç, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviq 21-vjeç kanë mbetur të plagosur ditën e sotme si pasojë e të shtënave në fshatin Drajkovc të Shtërpcës në Kosovë.

Dy kushërinjtë janë qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Ata u dërguan menjëherë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K (M/K) i moshës 33 vjeçare. Ai dyshohet se është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Fëmijët ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin dhuratat e Krishtlindjeve kur autori hapi zjarr ndaj tyre. Njëri djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull.

Pas plagosjes, banorët vendas të nacionalitetit serb bllokuan rrugën lokale ndërmjet Shtërpcës dhe Uroshevacit.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka deklaruar se Kosova është getoja e fundit në Evropë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me plagosjen e 2 serbëve në Kosovë ditën e sotme. Kurti thotë se e dënon sulmin ndaj qytetarëve dhe se ndihet i brengosur.

‘Nuk i di detajet, jam në shok. E di vetëm se mbi fëmijët tanë është qëlluar me armë zjarri’- tha mes lotëve për Kosova Online, Zorica Stojanoviç, nëna e Stefanos 11-vjeçar, ndërsa priste që mjekët t’i tregonin se si është fëmija i saj.

Zorica, tregon se ajo e ka marrë vesh nga njerëzit atë që ndodhi, raporton ‘Kurir.rs’.

“Çfarë faji kanë fëmijët”, thotë mes lotësh Zorica.

Pas plagosjes, Stefan Stojaonovic dhe Millosh Stojkovicit, morën ndihmë mjekësore në spitalin më të afërt e më pas janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.

“Djali i vogël është qëlluar në pjesën e sipërme të krahut, shpresojmë që lëndimi të mos jetë i rëndë, prandaj po i dërgojmë në Graçanicë, sepse plumbi ka mbetur në dorë, djali tjetër është goditur në krah, po ashtu ka pasur ka mbetur një plumb, po i dërgojmë në Kirurgji Fëmijët janë nën stres, të shohim çfarë do të ndodhë”, tha mjeku në ambulancën ku po trajtoheshin fëmijët.

Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviç 21-vjeç, u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës.