Një i ri serb është plagosur me thikë, pas një përleshje me një grup të rinjsh shqiptarë. Një grup shqiptarë është përleshur me një grup të rinjsh serb në Urën e Ibrit në Mitrovicë në të cilën ka pasur të lënduar.

"Përleshja ka ndodhur në hyrje të Urës së Ibrit . Sipas dëshmitareve i riu serb kanë qenë i ngatërruar me disa të rinj shqiptarë. Këta kanë përdorur mjete të mprehta dhe e kanë goditë të riun dhe më pas kanë ikur në drejtim të jugut", ka thënë Besim Hoti.

Po ashtu, Hoti, thotë se hetuesit janë duke kërkuar pamjet nga vendi i ngjarjes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

I lënduari është 17 vjeçari D. Bojkoviq. Ai është duke u trajtuar në spitalin e veriut të Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë./Express