Procesi i votimit për balotazhin e zgjedhjeve lokale në 18 komuna të Kosovës ka përfunduar në orën 19:00. Të dhënat paraprake nga exit poll-et tregojnë se kryeqyteti nuk i ka shkuar Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kandidati i LDK-së, Përparim Rama, pritet të rizgjidhet kryetar.
Sipas këtyre matjeve, Rama ka siguruar rreth 53.6% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga VV, Hajrulla Çeku, ka marrë 46.4%.
Menjëherë pas publikimit të rezultateve preliminare, Rama dhe mbështetësit e tij kanë nisur festën në selinë qendrore të LDK-së në Prishtinë, duke shënuar fitoren e pritshme.
