Një grua nga Kosova ka denoncuar vajzat e saj, duke i akuzuar se po i shkaktojnë dhunë psikologjike.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Skënderaj, ku gruaja ka deklaruar në polici se dy vajzat e mitura janë larguar nga shtëpia, dhe gjatë kësaj kohe e telefonojnë duke i ushtruar presion dhe dhunë psikologjike.

Paraprakisht dyshohet se gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

“DHUNË NË FAMILJE-  Skenderaj 04.06.2023-17:45. Ankuesja femër  kosovare (me të meta fizike) raporton se dy vajzat e saj të mitura të cilat kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer pasi që të njëjtat përmes telefonit janë duke i shkaktuar presion, dhunë psikike viktimës, duke i thënë se gjenden nëpër lokacione të ndryshme. Njëra nga të dyshuarat është sjellë në stacion policor dhe është intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar.”